VMRO-DPMNE përpara zgjedhjes së rëndë: Hristijan ose Mickoski?

Me një kandidat për lider, VMRO-DPMNE dje e ka hapur kongresin e 16 partiak në Vallandovë, ndërkaq tanimë nesër 544 delegatë do të duhet që të deklarohen për zgjedhjen e ofruar, njofton Portalb.mk.

“Çfarë të them… Madje edhe zgjedhja e kryetarit të Këshillit të Shtëpisë zbatohet në atmosferë më demokratike”, thotë për Dojçe Vele në gjuhën maqedonase, njëri nga delegatët e Kongresit. Dhjetra delegatë jo-zyrtarisht kanë paralajmëruar se nuk do të marrin pjesë, por nuk e përjashtojnë mundësinë që të vendosen nën trysni që “patjetër” të paraqiten në Vallandovë.

“Askënd nuk e thërras në bojkot. Mungesa ime në Kongres është akt personal, shprehje e rezistencës time ndaj kërkesës që të mbahet Kongres me çdo çmim, ndërsa në dëm të procedurës demokratike dhe favorizimeve subtile të njërit kandidat”, thotë një anëtar i lartë i partisë.

Mickoski: Pres kongres të suksesshëm!

Deri dje në komisionin juridik të VMRO-DPMNE-së kanë arritur dy kandidatura për funksionin e kryetarit – njëri nga sekretari gjeneral Hristijan Mickoski dhe njëri nga “një anëtar shumë i njohur i partisë”, kandidatura e të cilit është hedhur poshtë pasi që nuk ka qenë siç duhet. Përveç Mickoskit, i vetmi që ka arritur të mbledh nënshkrime ka qenë Jovica Strashevski, ish drejtor i Agjencisë për Siguri të Komunikacionit Hekurudhor. Edhe pse nënshkrimet i kanë sjell në selinë e partisë, menjëherë pas saj, ai deklaroi se heq dorë nga kandidatura në emër të unitetit të partisë. Atë shumë anëtarë të partisë e ndjenë si pjesë e “lojës” së kurdisur nga kreu i partisë që të tregojë se gjoja nuk ka pasur problem që të mbledh nënshkrime, ndërkaq më pas vetë është tërhequr.

Edhe përskaj këtyre ndodhive, Mickovski dje deklaroi se “prej Kongres të suksesshëm dhe të zgjidhet kryetar”. Që të zgjidhet, në Kongres duhet të marrin pjesë së paku 2/3 e delegatëve, ndërkaq më shumë se gjysma nga numri i përgjithshëm të votojnë për të. I pyetur zërat për trysni ndaj delegatëve nga ana e tij, ai tha se bëhet fjalë për “akuza të paargumentuara”, transmeton Portalb.mk.

“Tërë garën e kam bërë në mënyrë demokratike, me ekip tim të përkrahësve, e kemi promovuar programin dhe shpresoj që do të arrij që t’i bind delegatët që të zgjedhem lider i ardhshëm i partisë”, tha Mickoski, duke shtuar se “partia ka qenë dhe do të ngelet e vetme”

Pastaj iniciatorët për anulimin e Kongresit i ka përshkruar si “personalitete të shkëlqyera”.

“Ata me konstruktivitetin dhe punën e tyre kanë kontribuuar shumë për partinë dhe do të kontribuojnë edhe në të ardhmen, kështu që kapaciteti  tyre duhet të shfrytëzohet maksimalisht në periudhën e ardhshme me qëllim që ta fitojmë armikun, a ajo është Qeveria e LSDM-së. Bëhet fjalë për kolegë të mi, me të cilët kemi kaluar shumë beteja partiake. Si person demokratik, të gjithë që më njohin e din se kam pranuar mendime të ndryshme, të cilat nënkuptojnë vlerë e shtuar për mua dhe politikat e partisë, dhe ata janë të mirëseardhur, nëse kanë argumente dhe fakte”, deklaroi Mickoski.

Dimovski: Nevojitet koncept i ri!

“Unë kam kaluar shumë luftëra partiake, por nuk mbaj mend që në ndonjërën prej tyre të jetë i pranishëm edhe Mickoski. Nëse me të vërtetë e vlerëson veten si demokrat të madh, atë lehtë mund ta dëshmojë nga pjesëmarrja në zgjedhjet për kryetar, në këso rrethana”, thonë njëri nga iniciatorët për anulim të Kongresit.

Iniciativa e këtillë pardje është hedhur poshtë nga Komiteti Ekzekutiv. Por, në atmosferën në të cilën e kanë miratuar përfundimit, flet fakti se në seancë nuk kanë marrë pjesë një pjesë e madhe e Komitetit Ekzekutiv, i cili ka 33 anëtarë. Ka munguar, Nikolla Poposki (I cili ka dhënë dorëheqje nga funksionet partiake), Nikolla Todorov, Emil Dimitriev, Zoran Ilioski, Nermin Telovska, Xheri Naumof, Diana Trantallovska dhe Aneta Stojanovska – Stefanova. Për anulimin e kongresit kanë votuar vetëm Antonio Milloshoski dhe Ilija Dimovski, “të përmbajtur” kanë qenë Zoran Stavrevski, Aleksandar Nikolloski dhe Zekir Ramçilloviq, ndërkaq të tjerët kanë votuar “kundër” anulimit të Kongresit.

Ilija Dimovski, përpara seancës së mbrëmshme përpara Kongresit të Komitetit Qendror i ka përsëritur vërejtjet.

“Ky Kongres nuk i plotëson standardet demokratike. Për ato arsye, unë dhe emrat e tjerë të cilët përmenden në opinion, vendosëm që të mos dorëzojmë kandidaturë. Fakti që do të ketë vetëm një kandidat është i habitshëm, dhe jo-pozitiv për partinë. Shpresoj që partia të kuptojë se është e nevojshme koncept i ri, nivel më të lartë të arsyeshmërisë, transparencës dhe demokracisë, me qëllim që të tregojmë se mundemi të jemi më të mirë nga LSDM dhe ta ndërrojmë këtë pushtet të dëmshëm”, deklaroi Dimovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button