Matt Damon jashtë “Ocean’s 8”?

Matt Damon vazhdon të humbasë fansa me komentet e tij mbi ngacmimet seksuale në industrinë e filmit. Nuk e ka ndihmuar aspak fakti që ka pasur një lidhje shoqërore të gjatë me Harvey Wenstein, transmeton Top Channel.

Por tashmë kjo mind të prekë karrierën e aktorit fitues të Oscar, 47-vjeçar. 13 mijë persona kanë firmosur një peticion të enjten që ai të mos jetë në kastin e Ocean’s 8, filmi që pritet të dalë në 2018, me në krye të listës Sandra Bullock, Cate Blanchett, Anne Heathaway, Sarah Paulson, Mindy Kaling, Helena Bonham Carter dhe Rihanna.

Peticioni i është drejtuar producentit të Ocean’s 8, George Clooney, i cili është mik i mirë me Damon dhe Steven Soderbergh.

Matt, në peticion e quajnë të “pandjeshëm” për komentet e tij mbi abuzimet seksuale të cilat janë parë si të papërshtatshme.

“Përfshirja e Damon në film, do të minimizonte natyrën serioze të akuzave kundër abuzuesve seksualë si Wenstein, tregimi i një mosrespekti masiv për femrat që flasin”, thuhet në peticion.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP