Polonia mund ta humbasë të drejtën e votës në BE

Komisioni Evropian sot mund të fillojë proces për marrjen e të drejtës së votës të Polonisë në suaza të institucioneve të BE-së, bëri të ditur një burim anonim nga selia e Unionit në Bruksel.

Paralajmërimi për marrjen e të drejtës së votës të Polonisë vjen në kohën e kulminacionit të tensioneve disamujore midis Brukselit dhe Varshavës, lidhur me ndryshimet e ligjeve për sistemin gjyqësor që e zbaton Qeveria populiste konservatore e Polonisë.

BE vlerëson se me ndryshimet ligjore, Qeveria polake e minon pavarësinë e gjyqësisë dhe tenton ta vërë nën kontrollin e saj sistemin gjyqësor në vend.

 ЕУ

Sipas paralajmërimeve nga Brukseli, Komisioni Evropian sot mund ta aktivizojë nenin 7 nga  Marrëveshja e Lisbonës, me çfarë do ta sanksiononte Poloninë nën akuzë për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe vlerave demokratike.

“Nëse Qeveria polake nuk i shtyn reformat në gjyqësi, ne nuk do të kemi zgjidhje tjetër përveç ta aktivizojmë nenin 7”, deklaroi burimi i anonim nga Komisioni Evropian.

Kryeministri i ri polak Mateush Moravjecki javën e kaluar deklaroi se Brukseli e ka marrë vendimin për ndëshkimin e Varshavës që në korrik kur nënkryetari i Komisionit Evropian, Frans Timermans e paralajmëroi Poloninë se është “afër rrezikut”  deri në sanksione.

Матеуш Моравецки

Nfërkaq vendimi për marrjen e të drejtës së votës së Polonisë, mund të bllokohet nga ana e Hungarisë, që vlen për një ndër aleatët më të afërt të Varshavës në BE.

Komisioni Evropian sot do të mbajë seancë në të cilën, mes pikave të rendit të ditës është edhe gjendja me ndryshimet në sistemin gjyqësor në Poloni.

Analistët vlerësojnë se marrja eventuale e të drejtës së votës së Polonisë nga ana e Komisionit Evropian do të paraqiste ngjarje pa precedent në historinë e BE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button