“Në xhep, nëse s’ka ku tjetër” sot pastrojnë Vodnon

Aktivistët e Lëvizjes LEAD do ta realizojnë projektin “Në xhep, nëse s’ka ku tjetër” sot me fillim në ora 15:00, në Vodno. Aktivistët do ta pastrojnë parkun nga mbeturinat.

Qëllimi i projektit “Në xhep, nëse s’ka ku tjetër” është të ngrihet vetëdija publike te qytetarët për ruajtjen e mjedisit jetësor. Për këtë qëllim, grupi i aktivistëve do të mbajë kapela me sloganin “Në xhep, nëse s’ka ku tjetër”. Gjithashtu, aksioni mundëson që të rinj të bashkësive të ndryshme etnike të punojnë dhe të shoqërohen së bashku.

Projekti Në xhep, nëse s’ka ku tjetër, përkrahet nga Programi Civica Mobilitas, të cilin e zbaton NIRAS nga Danimarka, Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Instituti Suedez për Administratë Publike SIPU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button