BE-ja do t’i prezantojë pozicionet e saj për negociata të mëtutjeshme në Londër

Komisioni Evropian sot duhet t’i prezantojë kushtet që duhet të plotësohen nga ana e Britanisë së Madhe, që të mund të vazhdojnë bisedimet për braktisjen britanike të Bashkimit Evropian.

Kryenegociatori i BE-së, Mishel Barnie duhet t’i prezantojë pozicionet e Unionit, të cilat deri në fund të janarit duhet të aprovohen nga shtetet anëtare, me qëllim që bisedimet të mund të vazhdojnë.

Dallimet rreth marrëdhënieve të ardhshme tregtare, statusi i shtetasve të BE-së në Britaninë e Madhe, borxhi britanik ndaj BE-së dhe kufiri me Republikën e Irlandës gjatë kohë e kanë penguar finalizimin e fazës së parë nga negociatat, por ato janë tejkaluar në fillim të muajit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button