Është zgjedhur kryesuesi i këshillit të Gostivarit

Me 17 vota për, 12 kundër dhe një të përmbajtur, sot këshilltarët e komunës së Gostivarit, kanë hedhur poshtë vendimin e kryetarit të komunës Arben Taravari, për mosnjohjen e kreut të këshillit komunal. Me këtë rast u verifikua edhe njëherë Nasir Musliu si kryetar, transmeton Alsat M.

Formimin e kësaj shumice e ka pranuar sot kreu i komunës së Gostivarit Arben Taravari, por i njëjti ka akuzuar BDI-në dhe LSDM –në se këtë shumicë e kanë formuar me presione të shumta ndaj këshilltarëve. Nëse këshilli nuk funksionon si i këtillë, Taravari nuk ka përjashtuar edhe mundësinë e zgjedhjeve të reja komunale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button