Xhonson: Britania e Madhe mund të bëhet shtet vasal

Shefi i diplomacisë britanike, Boris Xhonson paralajmëroi se Britania e Madhe do të mund të bëhej “shtet vasal” nëse i prnaon planet e Bashkimit Evropian për Brekzitin. Deklarata e tij shkaktoi tensione në kabinetin për Brekzit, si dhe në vend.

Ai në intervistë për “Sandej Tajms” theksoi se dëshiron “Brekzit liberal”.

“Çdo marrëveshje duhet t’i ofrojë liri Britanisë së Madhe që vetë të vendosim për kornizën tonë rregullatore, ligjet tona dhe t’i bëjmë punët në mënyrë të veçantë. Nëse Britania detyrohet të zbatojë ligje të njejta si BE-ja, atëherë cila është poenta e asaj që e arritëm. Përse do të kalonim nga një vend-anëtar në shtet  vasal”, theksoi Xhonson.

Ai potencoi se kryeminsitrja britanike Tereza Mej të premten ka përfunduar “punë fantastike” duke siguruar dritë të gjelbër nga liderët e BE-së, që negociatat për Brekzitin të vazhdojnë drejt marrëveshjes për tregtinë.

Qeveria britnaike është e ndarë mes atyre që dëuan fuqimisht t’u për,bahen rergullave të BE-së, siç janë ministri i Financave, FIlip Hamond dhe ministrja e Punëve të Brendshme, Amber Rad dhe atyre të cilët duan të largohen. Xhonson theksoi se madje edhe Hamond dëshiron shkallë të caktuar të ndarjes me qëllim që të përforcohet sektori teknologjik i Britanisë së Madhe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button