Shkup, Konferencë shkencore për Xhemijetin dhe rezistencën e saj kundër kolonizimit

Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore i Shqiptarëve – Shkup, në bashkëpunim me Shtëpinë Botuese “Logos-A” – Shkup, organizoi konferencën shkencore me temë “Organizata Xhemijeti dhe rezistenca e saj kundër kolonizimit”, njofton Portalb.mk.

Drejtori i Institutit, Skender Asani, tha se sot është dita kur e shënojmë përvjetorin e themelimit të Xhemijetit dhe për neve kjo është një ditë feste. Por ne kemi festë jo vetëm për këtë arsye, por edhe sepse kjo është hera e parë që një institucion shkencor shqiptar në hapësirën shqiptare, kudo qoftë ajo, organizon një konferencë për organizatën politike “Xhemijet”. Në të vërtetë, ashtu siç e kemi thënë shumë herë, Instituti i Trashëgimisë Kulturore e Shpirtërore të Shqiptarëve po dëshmon edhe në vepër se e ka me gjithë mend dhe seriozisht studimin e historisë kombëtare shqiptare të shqiptarëve të Maqedonisë, tha Asani.

Akademik Akademik Verli, drejtor i Akademisë së Studimeve Albanologjike në Tiranë, theksoi rëndësinë e mbajtjes së kësaj konference, duke theksuar se me këtë po nxirret në dritë një kontribut i madh i bartësve të lëvizjes kombëtare, me në krye Ferat Dragën, në një kohë shumë të vështirë për shqiptarët.

Para punimeve të konferencës, u bë promovimi i librave të autorit Skender Asani: “Veprimtaria e organizatës Xhemiejti në trevat lindore – 1919-1925” dhe “Dokumente per veprimtarinë politike të Xhemijetit”. Për këto vepra folën studiuesit Nuridin Ahmeti dhe Sevdail Demiri.

Në konferencën shkencore, kontributet e tyre shkencore i paraqitën referuesit nga institutet shkencore të Tiranës, Prishtinës dhe Shkupit: Marenglen Verli: “Profili i Ferhat Dragës në dokumentacionin shqiptar dhe serb”; Qerim Lita: “Ferhat bej Draga, prijës i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare të viteve tridhjeta të shekullit të kaluar”; Jusuf Osmani: “Rezistenca e Xhemijetit kundër zbatimit të kolonizimit dhe të reformës agrare në trevat shqiptare”; Hakif Bajrami: “Kongreset e Xhemijetit”; Halim Purellku: “Xhemijeti në zgjedhjet parlamentare në rrethin e Kërçovës (1920 – 1923- 1925)”; Nebi Dervishi: “Veprimtaria e Qenan Zija Manastirliut”; Zeqirja Idrizi: “Halim bej Deralla, urë lidhëse midis Xhemijetit dhe Komitetit të Kosovës”; Redžep Škrijelj: “Sandžak i Džemijet (1917-1924)”; Naim Halimi: “Xhemijeti në kujtimet e veprimtarit kumanovar Azem Hoxha”; Ismet Azizi: “Aqif Blyta – figurë kryesore e organizatës Xhemijeti”; Skender Asani: “Burimet historike rreth veprimtarisë së Xhemietit”; Zeqirija Ibrahimi: “Identiteti politik i Xhemijetit”; Jorina Verli: “Procesi i shpronësimit dhe shpërnguljes së shqiptarëve nga Jugosllavia pas shuarjes së Xhemijetit”; Наташа Диденко: “Културниот и политичкиот живот на муслиманите според Глиша Елезовиќ (1918-1925)”; Nuridin Ahmeti: “Xhemijeti në historiografinë shqiptare”; Alban Dobruna: “Pjesëmarrja e Xhemijetit në zgjedhjet parlamentare të vitit 1923 në Mbretërinë Serbo-Kroate-Sllovene”; Ardita Hajdari–Buqinca: “Themelimi dhe zhvillimi i veprimtarisë së organizatës Xhemijeti dhe kontributi i vëllezërve Draga”; Murtezan Idrizi: “Disa burime arkivore në lidhje me themelimin dhe veprimtarinë e Xhemijetit”; Beqir Meta pati fjalën e mbylljes së konferencës.

Të gjitha materialet e konferencës, do të botohen në një edicion të veçantë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button