Nesër pa rrymë pjesë të Gjorpes, Karposhit dhe Qendrës

Pa energji elektrike nesër për disa orë do të jenë pjesë të Gjorpe Petrovit, Karposhit dhe Qendrës për shkak të ndërhyrjeve teknike të caktuara të EVN Maqedonisë në rrjetin distributiv elektrik.

Prej orës 9:00 deri në orën 10:30 pa rrymë do të jenë një pjesë e konsumatorëve në rrugët “Cërnogorska”, “Kuzman Shapkarev”, “Gostivarska” dhe “Beaz Kule” në Gjorçe Petrov. Prej orës 9:00 deri në orën 11:00, shfrytëzuesit një pjese të bulevardit “Mitropolit Teodosij Golloganov”, më saktë prej nur. 98 deri në nr. 114 në Karposh dhe prej orës 10:00 deri në orën 14:00, një pjesë e konsumatorëve në “Maksim Gorki” dhe “Naum Naumkovski – Borçe” në Qendër.

Të martën (19 dhjetor) prej orës 9:00 deri në orën 13:00 pa rrymë do të jenë konsumatorët nga një pjesë e rr. “Mirçe Orovçanec” në Qendër, prej 9:00 deri në orën 14:30 një pjesë e konsumatorëve nga fshati “Saraj” dhe prej 10:00 deri më 14:00 një pjesë e konsumatorëve në rr. “Prashka” dhe “Pariska” në Karposh të Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button