Moskë: SHBA nga luftëtarë të SHI-së formojnë “Ushtri të re siriane”

SHBA-ja në provincën Haseka filluan të formojnë “Ushtri të re siriane” nga terroristët e mbetur të Shtetit Islamik, publikoi Qendra ruse për armëpushim.

Në kumtesën e Qendrës, e cila është pjesë e Ministrisë ruse të Mbrojtjes, pjesëtarë të koalicionit ndërkombëtar për luftë kundër terrorizmit, i kryesuar nga SHBA-ja, rekrutojnë refugjatë të cilët do të ktheheshin në shtëpitë e tyre që të formojnë njësite të cilët do të luftonin kundër forcave qeveritare në jug të Sirisë.

Qendra për armëpushim pohon se përgatitjet po zhvillohen në një kamp të refugjatëve, i cili ndodhet në 20 kilometra në verilindje të qytetit Xhizër el Shadadia.

“Kjo dëshmon se amerikanët vazhdojnë të koketojnë me terroristët edhe krahas deklaratave të cilat mbërrijnë nga Uashingtoni se SHBA-ja është orientuar drejt shkatërrimit total të SHI-së në Lindjen e Afërt”, njofton Qendra.

Sipas dëshmitarëve amerikanët këtë kamp për përgatitje të ushtrisë së re e përdorin më shumë se gjysmë viti dhe për momentin atje ndodhen rreth 750 luftëtarë, prej të cilëve përafërsisht 400 janë ish terroristë të SHi-së, të cilën kanë ikur nga Raka.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button