Emri i Maqedonisë pjesë e bisedimeve bullgaro-greke në Selanik

Problemin të cilin Greqia e ka me emrin kushtetues së Republikës së Maqedonisë ka qenë një ndër temat për të cilat sot në Selanik kanë biseduar nënpresidentja bullgare Ilijana Jotova dhe zëvendësministrja greke për Maqedoninë dhe Trakinë, Marija Caruha, lajmëroi BTA.

“Shpresojmë në zgjidhje pozitive e cila nuk e prek historinë tonë” ka deklaruar pas takimit Kolias Caruha.

Siç transmeton MIA, Jotova ka shprehur bindje se në vitin 2018 kjo çështje do të zgjidhet me kompromis të pranueshëm për të gjitha vendet në rajon.

Të dy funksionaret kanë biseduar për shumë çështje midis të cilave edhe për kryesimin e ardhshëm të Bullgarisë me Bashkimin Evropian.

“Kemi ambicie që 15 vjet më vonë ta vazhdojmë Procesin e Selanikut. Për gjashtë muaj të kryesimit bullgar me Këshillin e BE-së vëmendja e tërë Evropës do të drejtohet ndaj Ballkanit. Njëra nda detyrat tona është që t’i tejkalojmë stereotipat, se kjo pjesë e Evropës është më pak e zhvilluar”,  theksoi Jotova.

Ajo shtoi se ndihma e Greqisë në përgatitjen e kryesimit bullgar është shumë me rëndësi.

“Do të konsiderojmë në ju edhe në gjashtë muajt e ardhshëm”, nënvizoi Jotova.

Në takim është biseduar edhe për krizën e migrimit, Marrëveshjen nga Diblini, projektet dypalëshe midis dy vendeve, si dhe nismat tejkufitare të financuara nga institucionet evropiane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button