Siguria në Botë dhe sfidat e reja të NATO-s

Nexhibe Emini

Nexhibe Emini

Studimet e Paqes janë një fushë studimi e zhvilluar pas Luftës së Dytë Botërore, kryesisht për shkak të dështimit të një sërë lëvizjesh ndërkombëtare dhe sociale për të parandaluar shpërthimin e dy luftërave botërore brenda 25 viteve. Zhvillimet e hershme të kësaj  fushe që i përkasin viteve 50-të, u kushtëzuan thellësisht nga gara e armatimeve bërthamore midis Lindjes dhe Perëndimit dhe nga rreziku real i katastrofës së një lufte bërthamore. Fusha e Studimeve të Paqes u zgjerua me shpejtësi duke përfshirë brenda saj çështjet e mëdha të ndarjes midis Veriut të pasur dhe Jugut të varfër si dhe pasojat potenciale të kufizimeve globale mjedisore.

Ajo është një fushë që ka pasur një seri kontradiktash. Megjithëse shpeshherë gjatë Luftë së Ftohtë Studimet e Paqes janë quajtur “studime paqësimi “, ajo ka mbijetuar dhe lulëzuar ,veçanërisht gjatë viteve të fundit të Luftës së Ftohtë, me një rritje të theksuar të interesit në çështjet e ruajtjes së paqes ,zgjidhjes së konflikteve dhe ndërtimit të paqes postkonfliktuale.
Ka ekzistuar një interes i veçantë për shumë pjesë të Amerikës Latine,Afrikës, Lindjes së Mesme dhe Azisë. Shqetësimi i komuniteteve që merren me Studimet e Paqes që u nxitë nga tendencat etnocentrike perëndimore, dominuese në pjesën më të madhe të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, është ndihmuar së tepërmi nga ky kontest global. Studimet e Paqes u themeluan si fushë e qartë studimesh ,me institutet dhe revistat e saj vetëm pas vitit 1945. Megjithëse origjina e saj shkon shumë më herët.
Kuptimi i nocionit “ Siguri’’ me kohë ka evoluar në të kuptuarit e vet. Vetë nocioni siguri në të kuptuarit e vet gjithnjë është parë dhe kuptuar si fenomen –shprehje e një çështjeje shoqërore mjaftë komplekse. Ndërkaq ,në kuptimin më të përgjithësuar ,shprehja “siguri’’ në rrënjën e të kuptuarit të vet, nënkupton “ të qenurit i sigurtë ’’-një gjendje jashtë rrezikut ,përkatësisht një lloj jo-rrezikshmërie.

Koncepti i sigurisë vazhdimisht ka ndryshuar. Qe prej kohëve të hershme e deri në ditët e sotme, si rrezik më i madh i kanosjes për njerëzimin për shkak të pasojave të saja shkatërruese ,është konsideruar lufta.

Tanimë siguria konceptohej jo vetëm me fokus shtetin, por do të konceptohet edhe më gjerë duke përfshirë sigurinë e individit, si dhe bashkësinë ndërkombëtare, përgjegjësinë për të ruajtur sigurinë e shtetit, dhe jashtë shtetit apo edhe në arenën ndërkombëtare patjetër se duhet ta ketë shteti, mirëpo që me formimin e organizatave ndërkombëtare

Përgjegjësi për ruajtjen e sigurisë sidomos në botë do të fillojë ta ruaj OKB-ja Organizata e Kombeve të Bashkuara , më vonë NATO-ja dhe disa organizata tjera rajonale.

NATO-ja kohëve të fundit është faktori kryesorë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë , në bashkëpunim me Këshillin e Sigurimit të OKB-së. NATO-ja që nga themelimi i saj është treguar e suksesshme  me operacionet e saja që ka intervenuar nëpër vende me gjendje lufte apo krize. Mirëpo pas sulmeve të 11-Shtatorit 2001, NATO-ja do të ballafaqohet me sfida të reja edhe më të rënda se ato të mëparshme. Kërcënimet e reja me të cilat përballet sot bota janë shumëdimensionale, komplekse dhe të pa parashikueshme. Janë ato që sot botën realisht po e rëndojnë.

Shtetet ,të cilat janë të prekura nga këto kërcënime ,renditen në grupin e shteteve të dobëta ,dhe si të tilla po paraqesin rrezikshmëri për rendin botëror për këto raste NATO-ja do të merr kompetenca më të fuqishme që mos të kalojnë situatat jashtë kontrollit. Krijimi i “Degës së Sfidave të Reja të Sigurisë” (DSRS) nga Sekretari i Përgjithshëm, Anders Fogh Rasmussen, nuk është thjesht një veprim i brendshëm, por edhe një kumtim i fuqishëm politik. Për herë të parë, NATO po bashkërendon në mënyrë sistematike punën në fusha që do të kenë gjithnjë e më shumë ndikim në sigurinë e aleatëve në të dy anët e Atlantikut: terrorizëm, sulme kompjuterike; kërcënime ndaj furnizimit me energji dhe përhapje të armëve të dëmtimit në masë.

Në shikim të parë mund të duket sikur këto sfida kanë pak gjëra të përbashkëta. Megjithatë, një vështrim më nga afër nxjerr në dritë përse ato përputhen me njëra-tjetrën nga ana konceptuale. Këto sfida jo vetëm që kanë disa karakteristika të përbashkëta, por trajtimi i tyre kërkon gjithashtu që NATO të ndryshojë mënyrën e të menduarit rreth solidaritetit të Aleancës dhe të ndërveprimit me bashkësinë ndërkombëtare e më gjerë, në veçanti me aktorë civilë dhe me sektorin privat.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI MOBIL