Spasovski: MPB-ja punon në transformimin e tërësishëm në servis cilësor të qytetarëve

 Për Ministrinë e Punëve të Brendshme puna parandaluese është një nga veprimet themelore policore, e është në drejtim të transformimit të tërësishëm në servis cilësor të qytetarëve, tha sot ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në tryezën e rrumbullakët  – “Bashkëpunimi multi0institucional për Shkup të sigurtë”.

Siç kumtuan nga MPB-ja, në konferencën e cila është në organizim të Sektorit për zhvillim të policisë pranë misionit të OSBE-së në Maqedoni dhe në bashkëpunim me sektorin për parandalim pranë SPB Shkup, ministri Spasovski theksoi se praktika e deritanishme ka treguar se bashkëpunimi ndërinstitucional, koordinimi dhe veprimi janë larg më efektivë se cilat do përpjekje parciale, transmeton MIA. 

Në tryezën e rumbullakët u promovua edhe doracaku për veprim të policisë lidhur me krimin nga urrejtja, i cili është dokument final nga bashkëpunimi afatgjatë i policisë dhe OSBE-së në këtë sferë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button