Mançevski në takim me Mesi: inciativë për uljen e shpenzimeve për roaming Maqedoni-Shqipëri

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski gjatë vizitës në Paris u takua me zëvendëskryeministren e Shqipërisë, Senida Mesi.

Mançevski e ka ngritur nismën për uljen e shpenzimeve për roaming mes të dy vendeve, si dhe për bashkëngjitjen e Shqipërisë në marrëveshjen rajonale për uljen e çmimeve të roaming mes Maqedonisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnje dhe Hercegovinës.

Në këtë pjesë ekziston mundësia për nënshkrim të memorandumit për bashkëpunim, me të cilin do të ndiqet shembulli me nënshkrimin e memorandumit për roaming midis Maqedonisë dhe Bullgarisë, shtohet në kumtesën e Ministrisë.

Në takim u hapën çështjet lidhur me reformat në administratën publike në të cilat aktualisht punojnë të dy vendet. Në takimi u shkëmbyen përvoja, dhe u konkludua se edhe Maqedonia dhe Shqipëria kanë të njëjtin qëllim, e ai është një administratë kompetente që do të ofrojë shërbime efikase, të shpejta dhe më të lira për qytetarët dhe sektorin e biznesit, njoftoi Ministria e Shoqërisë Informatike.

Është biseduar edhe për nevojën për rritje të transparencës në punën e administratës, që do të kontribuojë në uljen e korrupsionit.

Në takimi është biseduar edhe për mundësinë për njohje reciproke të nënshkrimeve elektronike dhe vulave midis dy vendeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button