Samit dyditor i liderëve të BE-së në Bruksel

Në Bruksel sot fillon samiti dyditor i liderëve të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian kushtuar çështjes së sigurisë dhe mbrojtjes, bashkëpunimit të BE-së dhe NATO-s, emigrimit, politikës ekonomike dhe monetare dhe Brekzitit.

Ditën e parë të samitit, 28 shefa të shteteve dhe qeverive të BE-së do të bisedojnë për përforcimin e bashkëpunimit të përbashkët në mbrojtje duke e përfshirë edhe mekanizmin Bashkëpunimi i përhershëm strukturor.

Në BE tashmë është miratuar  listë prej 17 projekteve inicuese të cilat do t’i përmirësojnë aftësitë operative të BE-së. Në kuadër të bisedimeve për sigurinë dhe bashkëpunimin pritet liderëve të BE-së t’u bashkohet edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Pasdite do të shqyrtohet situata në sferën e emigrimit dhe do të bisedohet për politikën e ardhshme të BE-së. Pritet liderët e BE-së të arrijnë marrëveshje për vazhdimin e sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë për gjashtë muajt e ardhshëm.

Në ditën e dytë të samitit krerët  e shteteve anëtare do të bisedojnë për situatën ekonomike momentale në Eurozonë dhe për përforcimin e unionit ekonomik dhe monetar.

Në fund të samitit dyditor të premten shefat e shteteve dhe qeverive duhet të sjellin vendim për atë nëse është bërë progres i mjaftueshëm në fazën e parë të negociatave për daljen e Britanisë prej BE-së dhe të fillojë faza e dytë e periudhës së mundshme të tranzicionit në kuadër të marrëdhënieve të ardhshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button