Beatrix Ramosaj zbulon të dashurin e ri (Foto)
Vitin 2017 Beatrix Ramosaj e nisi me një thyerje zemre pas ndarjes nga i dashur banakier, dhe po e mbyll e lumtur në krahët e të dashurit të ri.
Vetëm pak ditë para atmosferës festive të ndërrimit të viteve, këngëtarja ka prezantuar arkitektin me të cilin ka nisur lidhje të ri, ende pa u mbushur një vit nga ndarja, përcjell Telegrafi.
Gjithsesi, për artisten ajo tani konsiderohet histori e vjetër, nga e cila ruan si kujtim këngën “Dhoma 609”, që ishte dedikim për ish-in, djalin simpatik nga Tirana, Ervi Cenollin.
Pak ditë më parë, 23-vjeçarja postoi një foto mes miqsh në Instagram, mes të cilëve është edhe partneri i ri, arkitekti Erind Bejleri.
Me foton në fjalë, Beatrix ndau me ndjekësit një nga të dielat e saj të lumtura pranë njeriut që i ka fituar sërish zemrën. Duket se Beatrix ka shije për djemtë, pasi ashtu si ish-i, edhe arkitekti është një brun shumë simpatik. Pasi i dha fund lidhjes, Ramosaj u shpreh hapur në televizion se e kishte përjetuar me dhimbje ndarjen.
Jo pa qëllim ajo më pas realizoi një klip me titull “Pa ndjenjë”, ku improvizonte skena seksi pa dashuri në shtrat me balerinin Kris Dalipi.