Ambasadori amerikan në Çeki e hedh poshtë raportin për rolin në Watergate

I dërguari i ri i Shteteve të Bashkuara në Republikën Çeke e hodhi poshtë një raport të gazetës Newsweek, i cili e akuzonte atë për “rrahje dhe kidnapim” të një gruaje, në kuadër të përpjekjeve për mbulimin e skandalit Watergate, më 1972. Skandali ka çuar në dorëheqjen e presidentit amerikan, Richard Nixon, transmeton REL.

Në një intervistë ekskluzive për kanalin Current Time, ambasadori Stephen King tha se “shumica, nëse jo gjitha faktet e raportuara në atë artikull të Newsweek janë false”.

King nuk e specifikoi se cilat pjesë të raportit janë “false”.

Artikulli i 11 dhjetorit në Newsweek citoi “disa dëshmi ndër vite” që sugjerojnë se King, 76 vjeç, ka reaguar dhunshëm ndaj Martha Mitchellit, “gruas së zhurmshme të drejtorit të fushatës së Nixonit dhe ish-prokurorit të përgjithshëm, John Mitchell”, për të përfunduar një bisedë telefonike që ajo po bënte me gazetarin e UPI, Helen Thomas, në lidhje me krahun e fushatës së Nixonit, Komitetin për Rizgjedhjen e Presidentit.

Newsweek e ka përshkruar Kingun si ish-agjent të FBI-së, i cili ka ndihmuar si ndihmës për sigurinë për komitetin, i cili ka qenë i përfshirë në mbulimin e Watergate.

“Kam qenë atje kur kjo ka ndodhur në Kaliforni. Por, kam zgjedhur edhe atëherë, edhe tani të mos flas në mënyrë specifike për këtë, vetëm për respekt ndaj familjes Mitchell, për ata që jetojnë sot”, tha King për Current Time, kanal që udhëhiqet nga Radio Evropa e Lirë në bashkëpunim me Zërin e Amerikës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP