Sa më shpejtë të sillet Ligj i ri për lojërat e fatit, kazinotë (CASINO) , nga të cilat Po “Pushtohet” Kumanova

Prof.Etem Xheladini

Duke u nisur nga kjo dukuri e zymtë që çdo ditë po e pushton qytetin tonë, e në veçanti pjesën ku me shumicë është popullata shqiptare, ku si këpurdha po na lindin institucionet e  lojërave të fatit, pa kurfar kriteresh, në veçanti kazinove (CASINO), në afërsi të institucioneve shkollore, çerdhave të fëmijëve, institucioneve kulturore, sportive, fetare, të tregu i gjelbërt, në afërsi të taksive e institucioneve tjera. Kërkojë nga Shoqatat dhe Organizatat jo-Qeveritare, si dhe institucionet arsimore ( shkollat fillore e të mesme), intelektualët e arsimdashësit, që të nrejmë zërin kundër kësaj të keqe.

Me të drejtë do të parashtron pyetjen dikush, përse institucionet shtetërore e politikëbërsit nuk e shohin këte dukuri të zymtë, unë sipas bindjes time them, se  një pjesë  ata janë të zhytur në këte krim, por për fate të keq këte të zezë e kanë servuar në pjesën e qytetit të Kumanovës,  ku me shumicë popullata është shqiptare, kuptohet për të degjeneruar rinin tone që e kemi të mrekullueshme.

Tani ne na mbetet që vetë të organizohemi dhe të kërkojmë nga instancat më të larta të pushtetit duke  filluar nga Qeveria e R. Maqedonisë, Kuvendi që  të ndryshojnë rregullat ligjore për lojërat e fatit. Qeveria e R.Maqedonisë sa më shpejtë duhet të miratojë një ligj të ri për lojërat e fatit ku përcaktohet, ndër të tjera, zhvendosja e kazinove nga vendet e frkuentuara, vendeve në afërsi të institucioneve shkollore, çerdhave të fëmijëve, institucioneve kulturore, sportive, fetare, të tregjeve të gjelbërta, në periferi të qytetit apo hotelorit që kan kushte. Kjo sipas hartuesve të një projektligji të ri, do të shmangë pasojatë që mund ti sjellin këto lojra të fatit të zi për rinisë dhe qytetarët tanë.

Me këte ligjë Qeveria e R, Maqedonisë duhet  të ndalon gjithashtu ushtrimi i këtyre aktiviteteve pranë  institucioneve të arsimit filorë, të mesëm, të lartë, si dhe  institucioneve fetare,. Projektligjin, të cilin duhet  Qeveria e R. Maqedonisë ta miraton, e ta përcjellë për aprovim sa më urgjentisht  tashmë në Kuvendin e R. Maqedonisë, është që si risi   e projektligjit të ri, të parasheh   ngritjen e Sistemit Qendror të Monitorimit On-line të subjekteve të lojërave të fatit, në veçanti kazinove (CASINO) .

Me ligjë duhet të rregullohet se në këto aktivitete me lojërat e fatit, kazinotë (CASINO) mund të punësohen dhe të luajnë vetëm persona mbi 21 vjeç, në një kohë që çdo lojtar duhet të regjistrohet nga organizatorët e lojërave të fatit. Me ligjë duhet të rregullohet distanca mes këtyre institucioneve të lojërave të fatit, në veçanti kazinove (CASINO) dhe institucioneve shkollore, çerdhave të fëmijëve, institucioneve kulturore, sportive, fetare, të tregjeve të gjelbërta, duke  ndaluar  edhe   reklamimi i lojërave të fatit në afërsi të institucioneve shkollore, çerdhave të fëmijëve, institucioneve kulturore, sportive, fetare, të tregjeve të gjelbërta,  të ashpërsohen kriteret për dhënien e licencave etj.

Për çdo aktivitet që nuk e zbatojnë ligjin institucioni i lojërave të fatit, në veçanti  kazinove (CASINO) dhe nuk i përmbahet distancë duhet të ketë masa administrative deri në heqje të licencës.

Respektë për gjithë ata që ndajnë këte brengë, dhe kontribojnë që ta ndalojmë këte të keqe që po na ndodhë para syve tanë.

One thought on “Sa më shpejtë të sillet Ligj i ri për lojërat e fatit, kazinotë (CASINO) , nga të cilat Po “Pushtohet” Kumanova

  1. tekst shume i qelluar. nuk mund te presim sherimin e familjes dhe arsimit dhe kohes qe jetojme qe jane shkaqet e sterperhapjes se kazinove dhe bastoreve. Absolutisht jam per rregullimin ligjor te funkcionimit te tyre, perfshire dhe tatimin me te larte se sa tash nje pjese e te cilave tatime do te shkonte per qellimehumanitare. ose, me sakte, per furnizimin e bibliotekave shkollore me libra interesante per brezin e ri, shoqeruar me postere cool te dizajnuar ku motoja do te ishte BEHU FRAER LEXO apo dicka e ngjashme.
    ky tekst eshte shembull se si duke u marr me “tema te medha” ato tjerat “te voglat” na ikin sysh dhe duarsh, ashtu disi.
    komplimente autorit!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP