Arrihet marrëveshja për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”

Qeveria e Kosovës ka arritur marrëveshja me kompaninë amerikane “Contour Global”, për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”.

Sipas një njoftimi për media nga Qeveria e Kosovës, marrëveshja komerciale pritet që të nënshkruhet në ditët e ardhshme dhe me të në Kosovë do të investohen mbi një miliard euro, përcjell REL. 

Termocentrali i ri do të fillojë të ndërtohet në vitin 2018 dhe do të jetë funksional që nga viti 2023, do të jetë i ndërtuar me fjalën e fundit të teknologjisë dhe në këtë mënyrë do të reflektojë në uljen e emetimit të gazrave, respektivisht në ruajtjen e mjedisit.
“Pas finalizimit, ky projekt do të sigurojë pavarësinë energjetike për shtetin dhe popullin e Kosovës. Termocentrali do të ndërtohet me një bllok të vetëm me kapacitet prej 500 megavatë”.

“Me komponentën e koogjenerimit për ngrohjen qendrore, do të ketë kapacitete shumë më të mëdha për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes për qytetin e Prishtinës, Obiliqit, Drenasit dhe Fushë Kosovës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button