Vardari mbyll sezonin me minus tetë pikë ndaj Shkëndijës

Zyrtarisht sot ka përfunduar sezoni vjeshtor i Ligës së Parë të Maqedonisë në futboll, me ndeshjen e mbetur KF Vardari – KF Rabotniçki.
Kampioni aktual, Vardari me shumë vështirësi dhe me një gol të shënuar në pjesën e dytë të ndeshjes, ka marrë tri pikë shumë të rëndësishme, për të mbetur tani tetë pikë larg liderit të tabelës, Shkëndijës së Tetovës.

Me shumë pak raste për gola dhe me një lojë taktike, në minutën e 78-t, Tigran Barsegian arriti të shënojë golin që i dha tri pikë ekipit të tij. Ndërkohë me këtë disfatë Rabotniçki ka mbetur në 23 pikë aq sa ka edhe FC Shkupi dhe ndajnë pozitën e pestë dhe të gjashtë.

Kampionati i Maqedonisë në futboll, pritet të rikthehet me 14 shkurt të vitit 2018, kur në program do të jenë ndeshjet e javës së 19-të, ndërsa fillon me derbin e madh Shkëndija – Vardari. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button