Zaev: Sapo të ketë vendim për ministrat opinioni do të njoftohet

Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se menjëherë sapo të ketë vendim për anëtarët e rinj në Qeveri opinioni do të njoftohet, duke mos dhënë informata se nëse mbrëmë është mbajtur takimi i paralajmëruar me partnerët e koalicionit.

“E dini se ka vende të zbrazëta të deputetëve të cilët duhet të plotësohen nga KSHZ-ja. KSHZ-ja është në dorëheqje, por duhet të vazhdojë të punojë derisa Kuvendi nuk i konstaton dorëheqjet. Të gjithë këto gjëra duhet të kompletohen që të mundemi formalisht juridikisht t’i zbatojmë procedurat, duke përfshirë edhe për kompletimin e Qeverisë”, deklaroi kryeministri Zaev, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.

Për atë se si do ta inkuadrojë opozitën në këtë proces, e cila nuk merr pjesë në punën e Parlamentit dhe ka anëtarë të saj në KSHZ, kryeministri tha se do të hapet debat dhe se përmes dialogut mund të gjenden zgjidhje.

“Do të hapim debat dhe besoj se ekziston mundësi që çdoherë përmes dialogut të gjenden zgjidhje”, tha Zaev, i cili sot në Kuvend kishte fjalim në një ngjarje në organizim të Këshillit Euro-Atlantik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button