REF: 75 për qind e romëve në Maqedoni janë të papunë

Papunësia tek bashkësia etnike rome në Maqedoni paraqet 75 për qind, që është dyfish më shumë se mesatarja nacionale e papunësisë. Pjesa më e madhe e tyre apo 88 për qind kanë arsim jo të plotë apo të plotë fillor, 4,4 për qind arsim të plotë apo jo të plotë të mesëm, tregojnë të dhënat e Fondit arsimor të romëve (REF).

Këto të dhëna, dhe nevoja për përmirësim të gjendjeve, ishin shkaku për realizimin e projekteve “Përfundimi i shkollës si rrugë drejt punësimit” dhe “Përmirësimi i punësimit përmes arsimimit dhe trajnimeve”, rezultatet e të cilëve treguan se arsimimi është mënyra e vetme për përballje me papunësinë tek romët dhe dalje nga rrethi i varfërisë.

Drejtori ekzekutiv i REF-it, Nadir Rexhepi informon se në kuadër të këtyre dy projekteve arsimin fillor dhe të mesëm e kanë kompletuar 330 romë. Trajnime për kërkim aktiv të punës kaluan 125 persona, 72 fëmijë janë regjistruar në kopshte të fëmijëve, ndërsa 120 fëmijë kanë marrë pjesë në programe për zhvillim të hershëm të fëmijëve. Punësim gjetën 34 persona pjesëmarrës në aktivitetet e projekteve.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, e cila foli në ceremoninë e ndarjes së diplomave për romët më të mirë të cilët e kanë kompletuar arsimin e tyre përmes programeve të Fondit arsimor të romëve për arsim të të rriturve, theksoi se përvojat pozitive të cilat dalin nga projekte të këtilla duhet të shfrytëzohen dhe ato të bëhen masa sistematike.

Theksoi se po bëhen përpjekje edhe të gjitha masat të cilat tashmë ekzistojnë dhe janë të dedikuara për romët, posaçërisht ata për përfshirje aktive në tregun e punës, të adaptohen ndaj nevojave të tyre me qëllim që të jenë më mirë të shfrytëzuara.

Ministri Samka Ibraimovski i angazhuar për implementimin e Strategjisë për përmirësimin e gjendjeve të romëve në Republikën e Maqedonisë konsideron se projektet e këtilla japin rezultate të mira dhe se përvojat e tilla duhet të bëhen pjesë e sistemit.

Më pas tha, përveç ndihmës për romët e rinj duhet të jepet mbështetje edhe për të rriturit të cilët nuk kanë pasur mundësi të arsimohen. Më pas, tha, duhet të mbahet llogari për nevojat e tregut të punës me qëllim që ata më lehtë të gjejnë punë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button