“Star Wars: The Last Jedi”, vlerësime maksimale nga kritikët

“Star Wars: The Last Jedi” u prit ngrohtë nga pjesa më e madhe e kritikëve të marten, një ditë para se seria më e fundit e sagës fantastiko-shkencore të ekranizohej në kinematë e mbarë botës në atë që parashikohet të jetë filmi më fitimprurës i 2017-tës, transmeton Top Channel.

Prodhimi i Walt Disney morri 4 ose 5 yje nga shumica e ekspertëve të industrisë, e gjithashtu vlerësime për energjinë dhe emocionet që përçon. Filmi është një vijim i ‘Star wars, the force awakens’, i cili grumbulloi më shumë se 2 miliardë dollarë në rang global, duke u bërë filmi i tretë me më shumë arkëtime në të gjithë botën. I shkruar e i drejtuar nga Rian Johnson, “The Last Jedi” nis me betejën e Rezistencës me liderin suprem të të ashtuquajturit urdhri i parë, i cili po përpiqet të marrë kontrollin e galaksisë.

Në film shfaqet për herë të fundit Carrie Fisher, e cila interpreton në rolin e princeshës Leila. Aktorja vdiq në moshën 60-vjeçare dhjetorin e kaluar pasi përfundoi xhirimet e filmit.

Kritikë të shumtë përfshirë “The Hollywood Reporter”, mendojnë se kohëzgjatja e filmit prej 2 orë e gjysmë, ishte pak e tepruar. Megjithatë ata bien në një mendje se qasja entuziaste dhe e freskët e Johnson ndaj filmit e mban atë të gjallë. Gazeta “London Times” e cilëson serinë e fundit të sagës si më të mirën e krijuar deri më tani.

Washington Post vlerësoi humorin e filmit dhe besnikërinë e regjisorit ndaj tekstit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP