Franca do ta ndalojë shfrytëzimin e telefonave celular në shkolla

Franca nga viti i ardhshëm nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme do t’u ndalojë përdorimin e telefonave celular, paralajmëroi ministri i Arsimit, Zhan Mishel Blanker.

Ndalesa, siç është paralajmëruar, do të hyjë në fuqi më tre shtator të vitit 2018.

Blenker saktësoi se nxënësit do të mund të mbajnë celularë në shkolla, por nuk do t’i mbajnë me vete, por në rafte. Ai shtoi se telefonat mund të jenë të qasshëm në situata urgjente apo për qëllime mësimore.

Sindikata franceze e mësimdhënësve vlerëson se do të jetë “jashtëzakonisht vështirë” të zbatohet kjo masë. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button