Sonte priten reshje të shiut në vend, të dielën borë

Mot me vranësira mesatare, paradite me mjegull nëpër disa fushëgropa, ndërsa në mbrëmje në pjesët perëndimore dhe veriore do të ketë reshje të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi jugperëndimor, i cili në pjesët perëndimore do të përforcohet. Temperatura maksimale do të lëvizë nga 8 deri në 14 gradë.

Në Shkup paradite do të ketë mjegull të dobët, ndërsa gjatë ditës do të mbajë mot me vranësira. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi juglindor. Temperatura maksimale do të arrijë deri në tetë gradë.

Mëngjesin e sotëm nën zero janë regjistruar temperatura në Berovë minus katër, minus tre në Shkup Petrovec, minus dy në Strumicë, minus një në Gjevgjeli dhe Tetovë, zero në Kumanovë, Demir Kapi, Manastir, Shtip dhe Shkup-Z.Rid. Temperatura pozitive janë regjistruar në Kriva Pallankë një, në Krushevë dhe Dojran katër, pesë në Llazaropole dhe Pozharan, gjashtë në Vinicë, Pretor, Ohër, Gjurishte dhe Mavrovë dhe tetë në Topollçan dhe Prilep.

Nën ndikimin e rrymimit jugor në ditët e ardhshme moti do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare, ndërsa temperaturat ditore do të jenë relativisht të larta. Paradite në disa nga fushëgropat do të ketë mjegull të dobët. Pastaj gjatë fundjavës do të jemi nën ndikimin e valës së re të lagësht me reshje të shiut të cilat do të jenë më të rrëmbyeshme ditën e shtunë. Nga e diela do të ketë ulje të temperaturave dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe të borës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button