Të akuzuarit në lëndën “Transporter” kërkojnë inçizim të gjykimit

Në Gjykatën Penale sot mbahet seancë gjyqësore për lëndën “Transportuesi” të Prokurorisë Speciale Publike, në të cilën i akuzuari i parë është ish-kryetari i Manastirit, Vlladimir Taleski dhe edhe 20 persona të tjerë.

Të akuzuarit kërkuan nga Gjykata regjistrim vizual dhe tonik të gjykimit dhe dëshmitë t’i marrin në formë të shkruar, edhe pse paraprakisht i kanë marrë në mënyrë elektronike. Avokatët e kërkojnë edhe CD-në me bisedimet e përgjuara, sepse pa të nuk do të jetë e mundur mbrojtja.

Prokurori i PSP-së, Trajçe Pelivanov tha se akuza është ngritur në prill të vitit 2017 dhe se deri më tani askush nga të akuzuarit nuk ka kërkuar që dëshmitë tu jepen në formë të shkruar.

“Për herë të parë kërkohet incizim i gjykimeve për lëndët e PSP-së”, deklaroi Pelivanov.

Paraprakisht, gjykatësja Lidija Petrovska e miratoi kërkesën e të akuzuarve që gjykimi të mos xhirohet nga ekipet e gazetarëve.

Në akuzën për lëndën “Transporter”, të cilën e përfaqëson PSP-ja, theksohen dëshmi për transport të organizuar me autobusë për nxënës, me të cilin janë keqpërdorur 360.000 euro para nga arka e komunës.

Gjykata deri më tani ka ndaluar incizime nga ekipet e gazetarëve në sallën gjyqësore dhe në gjykimin për lëndën “Traerktorja” në të cilën të akuzuar janë Nikolla Gruevski, Vlladimir Peshevski, Mile Janakievski dhe Lupço Georgievski, si dhe për lëndën “Total” në të cilën i akuzuar është Dragan Pavloviq-Latas.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP