Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht i vranët, nëpër lugina me mjegull. Në orët e mbrëmjes dhe të natës në pjesët perëndimore dhe veriore do të ketë reshje të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare jugperëndimore, e cila në pjesët perëndimore gradualisht do të forcohet.

Temperatura do të lëvizë prej gjashtë deri në 14 gradë celsius.

Në Shkup, moti do të jetë i vranët. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare jugperëndimore. Temperatura do të arrijë deri në tetë gradë Celsius.

Nën ndikimin e rrymimit jugor në ditët e ardhshme temperaturat do të jenë relativisht të larta. Gjatë fundjavës do të jemi nën ndikimin e valës së re të lagësht me reshje të shiut të cilat do të jenë më të rrëmbyeshme ditën e shtunë. Nga e diela do të ketë ulje të temperaturës dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe të borës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button