Putin tërheq ushtrinë nga Siria

Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar tërheqjen e pjesshme të trupave ruse nga Siria, gjatë një vizite të paparalajmëruar atje këtë të hënë, transmeton Top Channel.

Putin u prit nga Presidenti sirian Bashar Assad pasi arriti në bazën ajrore ruse Hmeimim, njofton agjencia e lajmeve Interfax.

Ai kishte deklaruar në mars të vitit 2016 se ai po planifikonte të tërhiqte shumicën e trupave ruse. Udhëheqësi rus po ashtu do të udhëtojë për në Egjipt dhe Turqi për bisedime.

“Unë urdhëroj ministrin e Mbrojtjes dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të tërheqin grupin rus të trupave në bazat e tyre të përhershme”, tha Putin, sipas agjencisë së lajmeve RIA Novosti.

“Kam marrë një vendim: një pjesë e rëndësishme e kontigjentit të trupave ruse të vendosur në Siri do kthehen në shtëpi në Rusi”, shtoi ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button