Saimir Pirgu sukses me operën ”Madama Butterfly” në Cyrih të Zvicrës

Tenori shqiptar me famë botërore Saimir Pirgu u rikthye në skenën e Shtëpisë së Operës në Cyrih të Zvicrës me operën ”Madama Butterfly”.

Premiera e ”Madama Butterfly” u ngjit në skenë mbrëmjen e djeshme nën drejtimin e regjisorit Ted Huffman, ndërsa, siç transmeton ATSH-ja, ai do të marrë pjesë në plot 11 net shfaqje të cilat do të vijojnë deri më 10 janar.

Pirgu interpreton rolin e togerit Pinkerton nga opera “Madama Butterfly”.

Në prag të premierës, mediat zvicerane kanë dhënë vlerësimet e tyre maksimale për Saimir Pirgun, ndërsa në faqen zyrtare të Teatrit të Cyrihut zëri i kristaltë i tij është vetë promocioni i premierës.

Media të rëndësishme zvicerane si Tages Anzeiger e vlerësojnë tenorin shqiptar për ngrohtësinë që zëri i tij përcjell, duke e krahasuar me tenorin e madh italian Luçiano Pavaroti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button