Kosovë, miratohet buxheti shtetëror për vitin 2018

Parlamenti i Kosovës miratoi mbrëmë me 62 vota “pro” dhe dy “kundër” buxhetin për vitin 2018, njoftojnë mediat vendore.

Votimit i paraprinë debate të ashpra dhe mospajtime mes pozitës dhe opozitës gjatë dy seancave të tjera me 5 dhe 6 dhjetor. Mungesat e deputetëve të koalicionit qeverisës bënë që votimi të lihej për të dielën.

Buxheti i Kosovës për 2018, sipas përfaqësuesve të pozitës, parasheh të hyra prej 1 miliardë e 829 milionë euro dhe siguron një rritje ekonomike deri në 4.6 për qind, zhvillim të përgjithshëm ekonomik, zvogëlim të shkallës se ekonomisë joligjore, përmirësim të kushteve të sektorit privat dhe ndikim në mirëqenien sociale të qytetarëve.

Nga ana tjetër, opozita kosovare pohon se buxheti është joreal dhe me shifra të fryra. Sipas saj buxheti i vitit të ardhshëm vazhdon të varet nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, çka nënkupton se Kosova do varet nga importi i prodhimeve të huaja duke anashkaluar prodhimin vendor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button