Netanyahu: Jeruzalemi kryeqytet i Izraelit prej 3 000 vitesh

Kryeministri i Izraelit deklaroi se palestinezët duhet të “marrin përsipër” realitetin se Jeruzalemi është kryeqyteti i Izraelit në mënyrë që të lëvizin drejt paqes.

Benjamin Netanyahu tha se Jeruzalemi ishte kryeqyteti i Izraelit për 3 000 vjet dhe nuk kishte “kurrë kryeqytetin e asnjë populli tjetër”.

Deklarata vjen në mesin e një vale protestash që kanë shpërthyer në botën muslimane dhe arabe, pas vendimin të SHBA-së për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit.

Dhuna u shpërtheu në afërsi të Ambasadës amerikane në Liban dhe gjetkë të dielën.

Duke folur në Paris pas bisedimeve me presidentin francez Emmanuel Macron, Netanyahu tha se përpjekjet për të mohuar “lidhjen mijëvjeçare të popullit hebre në Jeruzalem” ishin “absurde”.

“Ju mund ta lexoni atë në një libër shumë të mirë – quhet Bibla,” tha ai.

“Ju mund ta lexoni atë pas Biblës. Ju mund ta dëgjoni atë në historinë e komuniteteve hebraike nëpër diasporën tonë … Ku tjetër është kryeqyteti i Izraelit përpos në Jeruzalem?

“Sa më shpejt që palestinezët të njohin këtë realitet, aq më shpejt do të shkojmë drejt paqes- theksoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP