OSBE: Sfidat me të drejtat e njeriut zgjidhen me plotësimin e obligimeve

Sfidat më të mëdha për të drejtat e njeriut me të cilat ballafaqohet bota mund të lehtësohen duke siguruar zbatimin e duhur të detyrimeve ndërkombëtare, tha kryesuesi i OSBE-së Ignasio Sançez Amor me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.

Ai vlerësoi se në bazë të miratimit të Deklaratës Universale të të drejtave të njeriut 69 vjet më parë, shtetet duhet të kujtojnë detyrimet që i pranuan kur pranuan Deklaratën Universale dhe dokumentet e OSBE-së.

“Ne nuk arritën t’i përmbushim detyrimet tona, me shtetet liberale dhe me tendenca autoritare të cilat po bëhen “normalja e re”. Ne nuk mund ta pranojmë këtë si një pjesë të rregullt të pasyrës politike ndërkombëtare, kështu që në këtë ditë, Ditën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, duhet të analizojmë detyrimet tona ndërkombëtare dhe të marrim një vendim për t’i zbatuar ato me besnikëri, duke ecur përpara”, tha Sançez Amor, përmes një deklarate të lëshuar nga OSBE.

Ai theksoi se bashkësia ndërkombëtare duhet “të punojë çdo ditë për të siguruar zbatimin e plotë të lirive themelore, shumë prej të cilave janë braktisur në mënyrë rutinore”.

“Ne pamë, për shembull, praktikën siç është tregtia e skllevërve, që u kthye në shoqëritë tona, diçka që nuk duhet ta pranojmë kurrë e as ta tolerojmë”, tha Sançez Amor.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP