E tashmja, plumbi i fundit!

Ti mund të lëvizësh vetëm me të tashmen, sepse e tashmja është e gjitha që ke në dorë dhe e gjitha që mund të marrësh. Një lëvizje e tillë është mënyra e vlerësimit dhe përdorimit të momenteve të tashme. Kjo ka rëndësi, ky moment që je me mua ajo që shkoi nuk kthehet më.

Në të vërtet ti ke një të kaluar, por jo tani!

Po ashtu ti ke një të ardhme, por jo tani!

Por ti ke një të tashme ku duhet vlerësuar çdo sekondë dhe nuk duhet ta shpenzosh me mendimet “atëherë” ose “ndoshta”, sepse kjo do të të mbajë larg paqes së brendshme dhe suksesit që mund të përjetosh. Vrapo pas ëndrrave te tua, ëndrrat duan të shohin se ne jemi te guximshëm dhe se mundemi të vrapojmë pas tyre.

Gjeje frymëzimin tënd dhe krijo sukses me të. Krijo një botë imagjinare ku çdo gjë është e mundur, besoni se çdo gjë do të dëshironi të arrini edhe në këtë jetë edhe pse ka shum sprova, duhet të jemi të fortë.

Asgjë nuk është e rastësishme në këtë botë. Ashtu e ashpër siç është, sa për të vërtetuar, duhet të kalosh nëpër gjërat të cilat ke kaluar për të ardhur aty ku je sot dhe përfundimi është se ia ke dalë mbarë.

Bëhu i lirë për ta zhytur veten në këtë moment, domethënë tani që quhet e tashme për shkak se është vetëm kjo e tashme për t’u hapur, për t’u shijuar, për t’u ushqyer, për të luajtur me të, për të kaluar momente të bukura me personat e dashur po ashtu edhe për të hulumtuar atë.

Gatishmëria dhe zotësia për të jetuar plotësisht në kohën e tashme shpëton shumë njerëz.

Një metër kub në këtë tokë dhe në këtë kohë është një mrekulli për mua.

“Gjurma e jetës tënde nuk është asgjë më shumë sesa një gjurmë që është lënë mbrapa teje”.

Të jetosh në gjurmë dhe ti japësh përgjegjësi të kaluarës, është e gjitha rreth asaj se përse sot nuk jemi të lumtur apo të suksesshëm.

Siç thotë edhe Omar Khajaman: “Dhe as lotët e tu nuk mund të fshijnë as edhe një fjalë të vetme nga e kaluara.”

Praktiko të jetosh në moment dhe mos lejo të të kaplojë çfarëdo mendime të bazuara në të kaluarën tënde.

“Asnjëherë nuk ka shumë njerëz nëpër rrugën e veçantë”.

Jeta jote është sikur një dramë me disa akte.

Disa prej personazheve të paraqitura kanë role të shkurtra për të luajtur dhe disa prej tyre kanë role më të gjata.

Disa prej tyre janë idiot e disa prej tyre njerëz të mirë.

Por të gjithë ata janë të nevojshëm përndryshe ata nuk do te ishin pjesëmarrës në dramë.

Shfrytëzoj të gjithë dhe kalo tutje në aktin e radhës.

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Me la shum mbresa menyra e te shkruarit Vjollca, kisha koh pa lexuar diçka kaq domethenese. Me dhe nje ndjenj sikur te kishe jetuar mijra vjet nga fjalet qe the. Vazhdo para dhe kur mos u kthe pas ❤️

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button