Takimi Shilegov-Veliaj: Pritet bashkëpunim më i thellë ndërmjet Tiranës dhe Shkupit

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov në kuadër të vizitës në Tiranë realizoi takim me kryebashkiakun, Erion Veliaj.

Në takim, siç informoi Qyteti i Shkupit, është biseduar për thellimin e bashkëpunimit midis dy qyteteve të vëllazëruara dhe për këmbimin e përvojave në interes të qytetarëve.

“Kemi biseduar për thellimin e bashkëpunimit midis dy qyteteve dhe këmbimin e përvojave lidhur me problemet e ngjashme të cilat i kanë Shkupi dhe Tirana. Të gjitha përvojat e dobishme dhe projektet e realizuara të Tiranës mund të jenë të mira dhe të dobishme për qytetarët e Shkupit. Besoj se edhe përvojat tona të kësaj periudhe të shkurtër mund të jenë të dobishme për qytetarët e Tiranës”, ka deklaruar Shilegov.

Kryebashkiaku Veliaj ka theksuar se kryeministrat e Shqipërisë dhe të Maqedonisë kanë hapur kapitull të ri të bashkëpunimit midis dy shteteve dhe ka shtuar se këtë klimë pozitive duhet ta shfrytëzojnë edhe kryeqytetet e të dyja shteteve.

Shilegov merr pjesë në konferencën rajonale dyditore, që mbahet në Tiranë me temë “Qytete pa korrupsion”. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP