Putin viziton Turqinë “për të adresuar situatën në Lindjen e Mesme”
Putin dhe Erdogan planifikojnë të diskutojnë çështjet dypalëshe, përfshirë projektet e përbashkëta të energjisë, si dhe konfliktin në Siri dhe situatën e gjerë në Lindjen e Mesme, tha Kremlini.
Reuters citoi burime të afërta me Erdoganin të kenë thënë se bisedimet do të adresojnë zhvillimet në Jerusalem – referencë për tensionet dhe trazirat atje, pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka shpallur Jerusalemin kryeqytet të Izraelit.
Duke njoftuar për vizitën e Putinit në Egjipt, Kremlini ka thënë më 7 dhjetor se ai dhe presidenti egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi, do të diskutojnë stabilitetin dhe sigurinë në Lindjen e Mesme në mesin e çështjeve të tjera.
Egjipti, Turqia dhe Rusia e kanë kritikuar vendimin e Trumpit për Jerusalemin.
Lexoni edhe këtë: