Sardiç MC: Kazandoll nuk do të ndikojë negativisht në mjedisin jetësor

Sardiç MC, kompania e cila duhet të menaxhojë me Kompleksin e xeherorëve Kazandoll, porosit se puna e xeherores nuk do të prodhojë asnjë ndikim negativ dhe pasoja ndaj mjedisit jetësor.

“Gjatë punës në xeherore nuk do të përdoren materie të rrezikshme kimikale, aspen, cianide, apo helme tjera. Puna do të kryhet përmes teknologjisë hidro metalurgjike për nxjerrje të metalit në një cikël të mbyllur të sigurtë që nuk lejon asnjë emetim në mjedisin e jashtëm jetësor, njoftojnë nga kompania.

Kompania sqaron se kjo metodë nuk e rrezikon shëndetin dhe sigurinë e njerëzve. Gjithashtu, kompania thekson se mbrojtja e mjedisit jetësor është prioritet i tyre i lartë dhe pohojnë se puna e xeherores nuk do të prodhojë asgjë negative, dhe se kompleksi realizohet me respektim të lartë të të gjitha dispozitave ligjore dhe obligimet tjera.

“Nuk do të ketë ndikim as te prodhimet bujqësore të rajonit përreth xeherores”, thonë nga kompania.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button