Kryeministrat e Greqisë, Bullgarisë dhe Rumanisë në takim me Aleksandar Vuçiqin në Beograd

Në kuadër të Këshillit të lartë për bashkëpunim midis Serbisë, Greqisë, Bullgarisë dhe Rumanisë, nesër në Beograd do të mbahet takim i presidentit serb Aleksandar Vuçiq me kryeministrat e tre vendeve – Aleksis Cipras, Bojko Borisov dhe Mihaj Tudose.

Pritet në takim katër liderët të bisedojnë për projektet e përbashkëta, bashkëpunimin ekonomik dhe perspektivën evropiane të Serbisë, duke e pasur parasysh kryesimin e radhës të Bullgarisë me BE-në.

Mediat serbe shkruajnë se bëhet fjalë për takim të rëndësishëm për të ardhmen e rajonit, në të cilin më së shumti kujdes do t’i kushtohet sigurisë energjetike, zhvillimit të bashkëpunimit për lidhje në komunikacion, infrastrukturë dhe energjetikë, si faktorë kryesorë për tërheqjen e investimeve dhe për zhvillim të përshpejtuar ekonomik të rajonit.

Duke folur për këtë takim, Vuçiq theksoi se ai është i rëndësishëm për sigurinë politike, ushtarake dhe energjetike të rajonit.

Takimi i nesërm i presidentit serb me kryeministrat e Greqisë, Bullgarisë dhe Rumanisë është dakorduar gjatë takimit të katër liderëve në tetor në Varnë.

Rast për takimin e tyre atëherë ishte marrëveshja midis Ciprasit, Vuçiqit dhe Borisovit nga korriku në Selaniku, kur është propozuar “lidhja infrastrukturore e vendeve të Ballkanit Perëndimor”.

Në Varnë, në takimin “Një plus tre”, presidenti i Serbisë dhe kryeministrat e Greqisë, Bullgarisë dhe Rumanisë kanë biseduar për zhvillimin e bashkëpunimit në sferën e infrastrukturës dhe energjetikës, ndërsa marrëveshje kryesore ishte projekti bullgaro – grek “Nga deti në det” të bëhet me dy degë, njëra nga Serbia dhe tjetra nga Rumania.

Ципрас

“Ekziston vizion i ri për Ballkanin dhe prandaj do të bashkëpunojmë ngushtë në fushën e energjetikës, transportit dhe lidhjeve dhe zhvillimit të krizave dhe të sigurisë”, deklaroi atëherë Aleksis Cipras.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button