Shqipëria përmes lehtësimeve tatimore do ta zhvillojë turizmin luksoz

Shqipëria planifikon në vend të tërheq sinxhir të hoteleve me pesë yje përmes lehtësimeve tatimore.

Turizmi në vend i ka siguruar 8,4 për qind nga BPV në vitin 2016. Kapacitetet e tanishme në këtë sektor dhe infrastrukturë megjithatë nuk i përgjigjen kërkesës së rritur turistike, transmeton BTA.

Që të tërheq sinxhirë ndërkombëtarë të hoteleve, Qeveria planifikon këtë muaj të miratojë ligj, me të cilin do të lirohen nga pagesa e tatimit të fitimit gjatë 10 viteve. Pritet të hiqet tatimi për infrastrukturë dhe tatimi i pronës. Tatimi i vlerës së shtuar prej gjashtë për qind parashikohet për çdo shërbim në hotelet ose pushimoret e tyre.

“Sinxhirët ndërkombëtarë të hoteleve ose kushdo që posedon franshizë është i mirëserardhur nëse investon jo më pak se tetë milionë euro për një hotel me katër yje dhe jo me pak se 15 milionë euro për hotel me pesë yje”, deklaroi Elton Orozi, i punësuar në Ministrinë e Turizmit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button