Starxhen:Qëndrimi në Britaninë e Madhe në tregun e vetëm dhe aleanca doganore është zgjedhja e vetme e arsyeshme

Kryeministrja skoceze Nikolla Starxhen deklaroi se nëse Britania e Madhe e madhe e braktis Bashkimin Evropian, qëndrimi në tregun e vetëm dhe anëtarësimi në lidhjen doganore janë “zgjedhja e vetme e arsyeshme” dhe shtoi se tani negociatat po hyjnë në fazën më të rëndë.

“Hyrja në fazën e dytë të negociatave është e mirë, por djalli është në detajet dhe tani gjërat po bëhen vërtetë të rënda. Nëse Brekzit realizohet, (dëshiroj që të mos ndodh), qëndrimi në tregun e vetëm dhe aleanca doganore është zgjedhja e vetme e arsyeshme. Edhe çfarëdo marrëveshje speciale për Irlandën Veriore duhet të bëjnë edhe me popujt e tjerë në Mbretërinë e Bashkuar”, shkroi ajo në Tuiter.

Komisioni Evropian dhe Britania e Madhe sot u dakorduan se negociatat për Bregzit mund të kalojnë në fazën e dytë gjegjësisht drejt tregtisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button