Gjermani, socialdemokratёt rizgjedhin Schulz me 81,94 pёrqind

Martin Schulz u rizgjodh nё kongresin e partisё socialdemokrate, SPD, me 508 vota pro kundrejt 97 kundёr. SPD u shpreh pёr bisedime sondazhi me unionin konservator pёr krijimin e qeverisё, por me rezultat tё hapur, transmeton Gazeta Shqip.

Martin Schulz nё mbrёmjen e sё enjtes (07.12) nё kongresin e partisё SPD nё Berlin u rizgjodh kryetar i saj. “Mё 19 mars mё zgjodhёt me 100 pёrqind. Ky ishte njё moment i bukur, por mё pas erdhёn kohё tё vёshtira”, tha Schulz duke iu referuar rezultatit mё tё dobёt nё historinё e socialdemokratёve nё zgjedhjet parlamentare. “Tani mё keni pajisur me 81,94 pёrqind. Unё dёshiroj, qё mbi bazёn e kёtij rezultati tё vijnё kohё mё tё mira.”

Para votimit kongresi i partisё u shpreh pёr hapjen e bisedimeve tё sondazhit me kristiandemokratёt/kristiansocialёt (CDU/CSU)pёr krijimin e koaliconit qeverisёs. Socialdemokratёt megjithatё e kanё shtyrё vendimin pёrfundimtar parimor mbi vazhdimin e koalicionit me bazё tё gjerё. Kryesia e SPD-sё u influencua nga njё propozim i degёs sё socialdemokratёve nё landin e Renanisё Veriore-Vestfalisё qё nё njё kongres tё jashtёzakonshёm partia tё vendosё pёr hapjen e bisedimeve tё mirёfillta pёr krijimin e koaliconit.

Ky kongres do tё mblidhet nё mes tё janarit, nё rast se bisdeimet e sondazhit me unionion konservator mund tё kthehen nё bisedime formale koalicioni. Kryesia e partisё kishte parashikuar pёr kёtё njё kongres tё vogёl, tё dominuar prej deputetёve dhe drejtuesve tё partisё. Njё marrёveshje e mundshme koalicioni nё fund tё bisedimeve do t’i paraqitet tё gjithё 440.000 anёtarёve pёr votim pёrmes postёs.

Kryetari i SPD-sё Martin Schulz i bёri thirrje partisё qё t’i lerё dorё tё lirё pёr bisedimet me unionin pёr krijimin e qeverissё dhe njёkohёsisht vendosi kushte. Asgjё nuk do tё jetё automatikisht nё asnjё drejtim, tha ai nё kongresin e partisё.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button