Komuna e Kërçovës e organizoi sesionin e tretë buxhetor

Komuna e Kërçovës në bashkëpunim me Qendrën për zhvillim të bashkësisë dhe me mbështetje të Misionit të OSBE-së, sot e organizoi sesionin e tretë dhe të fundit buxhetor të forumeve për përgatitjen e propozim-buxhetit të komunës së Kërçovës për vitin 2018.

Në sesionin e fundit qytetarët, përfaqësuesit e mjediseve rurale dhe urbane, si dhe të organizatave civile përmes grupeve të punës kishin mundësi të bisedojnë për projektet të cilët janë definuar në dy sesionet paraprake të forumeve.

Përfaqësuesi i administratës komunale Burim Kadriu theksoi se tek ata nga qytetarët deri më tani kanë mbërritur 30 propozime prej të cilave me votim do të zgjidhen ato më prioritare, pastaj do t’i përshtatin dhe do të përpiqen që të realizohen me propozim-buxhetin e komunës për vitin 2018. Qytetarët përmes rrugës së votimit identifikuan projektet të cilat do të jenë pjesë e buxhetit të komunës për vitin 2018.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button