Trudo: Ambasada e Kanadasë mbetet në Tel Aviv

 Kryeministri kanadez, Xhastin Trudo deklaroi se Ambasada e Kanadasë në Izrael do të mbetet në Tel Aviv.

Me këtë ai shprehi mospajtim me presidentin amerikan Donald Tramp i cili dje kumtoi se Ambasada amerikane do të zhvendoset nga Tel Avivi në Jerusalem.

“Nuk do ta zhvendosim ambasadën tonë nga Tel Avivi”, deklaroi Trudo para gazetarëve kanadezë gjatë vizitës zyrtare në Kinë, transmeton MIA. 

Ai e konfirmoi pozitën e Kanadasë për formim të shtetit palestinez i cili do të ekzistojë së bashku me Izraelin.

“Çështja për statusin e Jerusalemit mund të zgjidhet vetëm në kuadër të rregullimit të përbashkët të konfliktit izraelito-palestinez”, deklaroi sot edhe ministrja kanadeze e Punëve të Jashtme, Kristia Friland.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP