Trump i riu refuzoi të thotë se çka i tha presidentit për takimin me rusët

Donald Trump i riu ka refuzuar tu thotë ligjvënësve amerikanë për bisedën me babain e tij, lidhur me takimin e vitit 2016 me disa rusë në ndërtesën Trump Tower, ka thënë ligjvënësi demokrat, Adam Schiff, transmeton REL.

Trump i riu mbrëmë ka folur në Komitetin e Inteligjencës së Dhomës Përfaqësuese të Shteteve të Bashkuara nën dyer të mbyllura, në kuadër të hetimeve për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane të vitit 2016.

Trump i riu tha se ai nuk i ka treguar presidentit për takimin në qershor të vitit 2016 ndërmjet zyrtarëve të fushatës Trump dhe disa operativistëve rusë, kur ky takim ka ndodhur, dhe ka refuzuar të thotë se çka i ka thënë babait të tij pasi kjo mbledhje ishte zbuluar për publikun këtë vit.

Anëtari i Dhomës Përfaqësuese, Adam Schiff, demokrat, tha se Trump i riu i tha komitetit se ai nuk mund të flasë për bisedat me babain e tij për shkak të një parimi juridik.

Por, demokrati Schiff është shpehur dyshues se ky ishte shkak i vlefshëm për të mos i treguar Kongresit amerikan lidhur me këtë bisedë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI MOBIL