Sytë nga Interi, Mou kërkon Joao Marion

Ishte protagonisti absolut në tripletën e famshme të 2010, e para në historinë e futbollit italian dhe edhe pse fizikisht është larguar nga Milano, hedh shpesh sytë nga Interi…edhe për ndonjë “pazar” të vogël, transmeton Top Channel.

Sipas Corriere Dello Sport, Jose Mourinho është shumë i interesuar për Joao Marion dhe kërkon me ngulm që ta marrë atë tek Manchester United.

“Djajtë” preferojnë një shkëmbim kokë më kokë me Juan Matan, por ky i fundit nuk “ngroh” më zikaltërit, që sipas Corriere Dello Sport janë të gatshëm që të ulen në tavolinën e bisedimeve vetëm nëse në tratativa përfshihet emri i Henrik Mkhitaryan.

Në fakt, Joao Mario, përveç një nisjeje të mirë të aventurës së tij me Interin, nuk ka bindur asnjëherë, as drejtuesit dhe as tifozët, duke mos justifikuar 45 milionë e transferimit në Itali.

Një tjetër adresë e tij mund të jetë edhe PSG dhe javët e fundit është përfolur për një shkëmbim kokë më kokë me Pastoren.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP