Zaev: Do ta bindim KE-në që të marrë vendim për fillim të negociatave

Me kryetarin e Parlamentit Evropian Antonio Tajani, kryetarin e Komisionit Evropian Zhan Klod Junker dhe eurokomisarët Federika Mogerini dhe Johanes Han edhe një herë do t’i konfirmojmë marrëdhëniet e tona partnere në rrugën drejt përmbushjes së qëllimit strategjik të Republikës së Maqedonisë të bëhet anëtare e BE-së, shkroi kryeministri Zoran Zaev në fejsbuk profilin e tij.

Zaev është për vizitë dyditore në Bruksel, ndërsa këto janë edhe mesazhet që sot, siç shkruan, i ka theksuar edhe në tribunën “Maqedonia dhe rajoni i Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian” që e organizon Qendra për studime politike evropiane (CEPS), transmeton MIA. 

“Erdhëm me argumente se janë krijuar ndodhi pozitive pas procesit të gjatë, anulues të integrimeve tona në BE. Vazhdojmë të japim rezultate për përkushtim të fuqishëm dhe vullnet të padyshimtë politik, në interes të qytetarëve. Këtu jemi që ta tregojmë gatishmërinë e Republikës së Maqedonisë dhe ta bindim Komisionin Evropian që të marrë vendim për fillim të negociatave për vendin tonë në gjysmën e parë të vitit 2018”, thekson Zaev.

Kryeministri i Maqedonisë, siç është paralajmëruar, do të takohet me Junkerin, Tajanin, Mogerinin dhe Hanin.

Në delegacionin, që e kryeson kryeministri Zaev, janë edhe zëvendëskryeministri Bujar Osmani, ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski dhe sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Drago Rashkovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button