Besart Abdurahimi, në radarin e Partizanit të Tiranës

Kampionati i Ligës së Parë të Maqedonisë kohëve të fundit po bëhet treg joshës për ekipet e Super Ligës së Shqipërisë.

Mbas arritjes së marrëveshjes me brazilianin Lucas që luante këtë gjysmë sezon te Pelisteri i Manastirit, drejtuesit e skuadrës së Partizanit janë në bisedime me klubin e Shkëndijës për sulmuesin Besart Abdurahimi.

Sipas shkrimeve në portalet nga Shqipëria vetë lojtari ka shprehur dëshirën për tu bashkuar me skuadrën e Partizanit dhe tashme pritet vetëm përgjigja e drejtuesve tetovare. Shanset janë që lojtari të veshë fanellën e skuadrës kryeqytetase duke ditur edhe marrëdhëniet shumë të mira të Presidentit Demi me klubin nga Tetova.

Abdurahimi që është në moshën 27 vjeçare nuk gjeti shumë hapësira aktivizimi nga Qatip Osmani, pasi konkurrenca është e lartë me dy super sulmuesit si Ferhan Hasani dhe Besart Ibraimi. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button