Tilerson – Mogerini: Ballkani Perëndimor ka perspektivë evropiane
BE-ja dhe SHBA-ja konsiderojnë se Ballkani Perëndimor ka perspektivë evropiane, deklaroi përfaqësuesi i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Federika Mogerini pas takimit me sekretarin amerikan të Shtetit, Reks Tilerson.
Ajo theksoi se kanë biseduar për katër tema themelore lidhur me Lindjen e Afërt.
“Lidhur me çështjen e Iranit, BE-ja insiston që marrëveshja bërthamore të respektohet dhe të gjitha çështjet e tjera lidhur me Teheranin të shqyrtohen jashtë asaj kornize. BE-ja konsideron se marrëveshja është prioritet kyç për sigurinë”, tha Mogerini.
Sipas saj, BE-ja pret që procesi paqësor i Lindjes së Afërt të çojë drejt zgjidhjes për të dy shtetet, përmes negociatave për statusin e Jerusalemit si kryeqytet i tyre i përbashkët.
“Në Siri duhet shpejt të kalohet drejt procesit të tranzicionit të qetë politik”, shtoi Mogerini.
Sipas Tilerson, SHBA-ja ka përkushtim të fuqishëm ndaj BE-së për shkak të qëllimeve të përbashkëta. Ai theksoi se është e domosdoshme fitorja ndaj terroristëve në Shtetin islamik (SHI) jo vetëm në Irak dhe Siri, por edhe në mbarë botën.
“Irani e destabilizon rajonin me mbështetjen për husët në Jemen dhe me eksportin e armëve dhe ushtrisë në Siri, me mbështetje të Hezbollahut”, tha sekretari i Shtetit.
Sipas tij, sjellja e tillë nuk mund të mbetet pa përgjigje. “Do të vazhdojmë ta bëjmë të domosdoshme që Teherani të kuptojë se ajo është e papranueshme”, shtoi Tilerson.
Ai shprehu kënaqësi nga sanksionet e imponuara nga BE-ja kundër Koresë së Veriut. “E përshëndesim porosinë e vetme të BE-së ndaj Phenianit, presioni ekonomik do të vazhdojë derisa nuk ndryshohet kursi i Koresë së Veriut”, deklaroi Tillerson.