Kryqi i Kuq shënoi ditën botërore të vullnetarizmit

Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë, sikurse çdo vit, ashtu edhe sot shënoi 5 dhjetorin, Ditën Botërore të Vullnetarizmit, të cilin e festojnë mbi 17 milionë vullnetarë nga mbarë bota, në kuadër të Lëvizjes së Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe. Vullnetarizmi përfaqëson një segment jashtëzakonisht të rëndësishëm të komuniteteve anembanë botës. Kontributi i vullnetarëve përmirëson jetën e popullsisë së prekshme me të cilën punojnë dhe përmirëson jetën e vullnetarëve dhe të komuniteteve të tyre.

“Ngjarja solemne u mbajt në Porta Maqedonia dhe të pranishmëve iu drejtuan Kryetari i Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë, prof. Dr. Romel Velev ku në emër të tij dhe në emër të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë ua uroi Ditën Botërore të Vullnetarizmit të gjithë vullnetarëve. Ai theksoi se përfitimet nga vullnetarizmi janë shumë herë më të mëdha dhe më të gjera se sa vetë vlera e punës së kryer e vullnetarëve. Vullnetarët shpeshherë vetë kanë dobi nga aktiviteti duke mësuar shkathtësi të reja, duke zhvilluar mirëbesim shoqëror dhe duke zënë miq të rinj. Të gjithë njerëzit mund të jenë vullnetarë të mirë. Të kesh njerëz të moshës, grupit etnik, përkatësisë fetare etj., të ndryshme, është përparësi pozitive për Organizatën e Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë. Ai potencoi porosinë se Shoqata nacionale është një organizatë e paanshme dhe neutrale, dhe se nuk bën diskriminim kundër askujt për ndonjë arsye.

Në vazhdim të ngjarjes solemne, Kryetari i Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë, prof. Dr. Romel Velev, dorëzoi mirënjohje për të arriturat e vullnetarëve dhe meritat e veçanta në realizimin e qëllimeve dhe detyrave humanitare të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë për: Bllagoe Klimkarov, Arian Limanin, Aleksandra Sandeva, Ilija Gligorov, Katerina Trajkovska, Hesal Osmanin dhe Nikolla Çaushevskin.

Gjithashtu nënkryetari i Kryqit të kuq të RM-së, z. Dimitar Karakulev, dorëzoi një dhuratë simbolike për dy migrues (vëlla dhe motër), Safuat dhe Rama Estef, të cilët marrin pjesë si vullnetarë në aktivitetet e Kryqit të kuq të RM-së në mbështetje të migruesve të tjerë që kalojnë transit nëpër Republikën e Maqedonisë”, thuhet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button