Erdogan: Turqia do t’i ndërpresë marrëdhëniet me Izraelin nëse Jerusalemi njihet si kryeqytet izraelit

Njohja eventuale e Jerusalemit për kryeqytet izraelit nga ana e SHBA-së, mund të sjellë deri në ndërprerje të marrëdhënieve mes Turqisë dhe Izraelit, paralajmëroi sot presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan.

“Do ta udhëheqim këtë betejë me vendosmëri dhe deri në fund. Kjo mund të sjellë deri në ndërprerje të marrëdhënieve tona diplomatike me Izraelin”, deklaroi Erdogan, duke shtuar se statusi i Jerusalemit është “linja e kuqe për myslimanët”.

Zëdhënësi i Qeverisë turke, Bekir Bozdag dje deklaroi se ndryshimi i “statusit historik” të Jerusalemit do të shkaktonte “katastrofë të madhe” dhe do të “shënonte fund të procesit paqësor” në Lindjen e Afërt.

“Vendimi i tillë i Administratës amerikane do ta hapte rrugën drejt konflikteve të reja, kontesteve të reja, destabilizimit shtesë të rajonit dhe drejt ngjarjeve të paparashikueshme”, tha Bozdag.

Siç paraprakisht njoftoi MIA, javën e kaluar Shtëpia e Bardhë kumtoi se presidenti amerikan Donald Tramp mendon ta shpërngulë selinë e Ambasadës së SHBA-së në Izrael nga Tel-Avivi në Jerusalem, që praktikisht do të thoshte njohja e tij si kryeqytet izraelit.

Бела куќа.jpg

Përfaqësuesi i Shtëpisë së Bardhë, Hogan Gidli, theksoi se marrja e vendimit është anuluar.

“Presidenti ishte i qartë në lidhje me këtë temë nga vetë fillimi: pyetja nuk është nëse por kur”, theksoi Gidli, duke shtuar se vendimi do të merret në një kohë të afërt.

Në vitin 1995 Kongresi i SHBA-së miratoi ligj për zhvendosje të Ambasadës së  SHBA-së në Izrael nga Tel-Avivi në Jerusalem. Që atëherë presidentët amerikanë në çdo gjashtë muaj nënshkruajnë urdhër për anulim të kryerjes së këtij vendimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button