Perez takon Zidane, i premton ndërhyrje në merkato

Reali i Madridit po bëhet gati për një fushatë ‘të nxehtë’ afrimesh, në merkaton dimërore. Rezultatet negative në këto muaj të parë, duket si i kanë bindur drejtuesit e klubit, me në krye presidentin Perez, që të ndërhyjnë në merkato, transmeton Top Channel.

E përditshmja spanjolle Marca raporton se sapo ka përfunduar një takim mes trajnerit Zidane, presidentit Perez dhe drejtorit sportive të Realit, Sanchez. Në takim janë diskutuar emrat e merkatos dhe është vendosur të punohet për afrimin e një portieri dhe një qendërsulmuesi me peshë ,ndërsa nuk përjashtohet edhe blerja e një qendërmbrojtësi.

Kështu, duket se për portën duket se është shumë pranë afrimit mbrojtësi ekstrem i Athletic Bilbaos, Kepa Arrizabalaga, që kohët e fundit po tregon një nivel të shkëlqyer në katërkëndësh. Për sulmin objektiv primar mbetet kapiteni i Interit, Mauro Icardi, por më i mundshëm është sulmuesi i Leipzigut, Werner.

Në repartin e mbrojtjes ende nuk ka ndonjë emër favorit, por nuk përjashtohet afrimi edhe i një futbollisti në këtë repart, për shkak të numrit të paktë të lojtarëve në dispozicion të Zidanes.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP